Cili është Skënderbeu? 50 faktet interesante nga jeta e heroit të madh


Sot është ditëlindja e heroit të madh shiqptarë Skënderbeut!

Po cili është Skënderbeu? Cila ka qenë jeta dhe veprimtaria e tij? Përse Skënderbeu u shndërrua në pikën referuese të shqiptarëve gjatë Rilindjes dhe përse edhe sot ai mbetet krenaria më e madhe e shqiptarëve? Përse bota dhe sidomos evropa e krishterë e vlerëson atë si një nga mbrojtësit më të mëdhenj të qytetërimit të krishterë?

Gazetari Roland Qafoku, publikoi dje në emisionin “Debati në Channel One”, 50 fakte nga jeta e Skënderbeut.

1. Gjergj Kastriot Skënderbeu mban titullin “Hero i Kombit Shqiptar”, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar.

2. Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi më 6 maj të vitit 1405. Për vendlindjen e tij ka dy versione. I pari në Dibër dhe i dyti në Mat. Skënderbeu vdiq më 17 janar të vitit 1468 në Lezhë. Ai jetoi 62 vjet, 7 muaj e 11 ditë.

3. Për 25 vjet Gjergj Kastriot Skënderbeu mbajti të papushtuar Arbërinë nga ushtria osmane që e sulmoi atë dhjetra herë duke u bërë mbrojtës jo vetëm i kësaj toke por edhe i krishtërimit në Evropë.

4. Për shkak se Skënderbeu u bë diga, mbrojtja dhe rezisteca e krishterë ndaj ushtrisë osmane, Evropa dhe Vatikani e kanë cilësuar heroin kombëtar të shqiptarëve, si atlet i krishtit dhe pararendës të aleancës Atlantike NATO.

5. Për 25 vjet me radhë Kruja që ishte kryeqyteti i Arbërisë, u quajt nga shumë personalitete të kohës akropoli i Kristianizmit në Evropë.

6. Gjergj Kastriot Skënderbeu cilësohet nga historianët si një nga 4 gjeneralët dhe strategët më të zotë në historinë e botës pas Aleksandrit të Madh, Jul Çezarit dhe Napoleon Bonapartit.

7.

. Skënderbeu me ushtrinë e tij shkatërroi 20 ushtri të huaja dhe sipas Marin Barletit ai vetë gjatë gjithë jetës së vete vrau në beteja 3 mijë persona.

8. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Arbërisë së Veriut dhe i princeshës Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit mes 4 djemve Stanishin, Reposhin dhe Konstandinin si dhe 5 vajzave Mara, Jella, Angjelina, Vllajka dhe Mamica që kishin Gjon dhe Vojsava Kastrioti.

9. Familja e Kastriotëve zotëronte një principatë të vogël midis Matit dhe Dibrës në kufirin verior në zotërimet e Topiajve. Paraardhësi Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vititn 1383.

10. Gjergj Kastrioti u martua me Donika Arianitin nga Kanina e Vlorës dhe bashkë patën një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vunë në nder të të atit. Djali I Gjonit, e kishte emrin Gjergj Kastrioti, në nder të gjyshit.

11. Gjergj Kastrioti dhe Donika Arianiti u martuan më 23 prill të vitit 1451 kur ajo ishte 23 vjeç dhe Gjergji 46 vjeç. Në Kaninë dasma zgjati 3 ditë dhe Skëndebeu shkoi nga Kruja atje me 500 kalorës. Më pas dasma vazhdoi në manastirin e Ardenicës dhe më pas akoma në kalanë e Beratit.

Për më tepër lexoni: http://www.panorama.com.al/cili-eshte-skenderbeu-50-faktet-interesante-nga-jeta-e-heroit-te-madh/

Baby Boo