Vuçiq: Nëse ka dhunë, NATO-s do t’i japim 24 orë për të reaguar


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në paraqitjen e tij në TV Pink deklaroi se ai ka dërguar mesazh të qartë në NATO se Serbia do të reagonte nëse aleanca nuk merr masa në rast të paraqitjes së dhunës ndaj serbëve në Kosovë. Vuçiq tha se Serbia vetëm ka ngritur gatishmërinë e Ushtrisë, dhe se ushtria nuk ka hyrë në territorin e Kosovës. sipas tij, për shkak se Beogradi respekton Marrëveshjen e Kumanovës dhe të gjitha vendimet e tjera pas kësaj marrëveshje.

“Sidoqoftë, ne pa mëdyshje kemi thënë, dhe këtë ia kam përsëritur Sekretarit të Përgjithshëm të NATO -s Jens Stoltenberg. Ne nuk do të hyjmë në Kosovë me trupat tona sepse nuk duam të rrezikojmë paqen. Ne do t’ju presim 24 orë për të reaguar si NATO, nëse ka dhunë kundër serbëve”, ka thënë mes tjerash Vuqiç.