Cili do e zëvendësojë Ronaldon në Madrid


Për herë të parë pas nëntë sezonesh, numri 7 i dollapit në Santiago Bernabeu është i zbrazët.

Në mes të vendit të Nachos dhe Toni Kroosit, tani aty është një vend bosh ku është mbuluar me fotografinë e emblemës së Real Madridit, duke pritur për lojtarin e ri, transmeton Gazeta Express.

Dhoma e zhveshjeve tani ka një pjesë të boshatisur, një pjesë pa pronar, të cilën Florentino Perez duhet ta mbush gjatë kësaj vere me një emër të ri.

Emrat që mund ta zëvendësojnë Ronaldon në Madrid janë: Kylian Mbappe, Neymar dhe Eden Hazard.

Baby Boo