Çikat e Kosovës i “rrëmbejnë” medaljet e arta në Kroaci


Çikat e Kosovës po shkëlqejnë kudo.

Në art, muzikë por edhe në sport.

Dhe atë në sportet luftarake si xhudo, boks, e tash edhe në karate.

Ato i rrëmbyen medaljet e arta në garat e karatesë në Kroaci.

Fillimisht Qëndresa Ibrahimi, është shpallur kampione në kategorinë -54 kg në turneun ndërkombëtar Grand Prix Croatia.

E më pas edhe Ermira Maqedonci, mori medaljen e artë në kategorinë deri në 34 kilogramë në stilin “Kumite”.

Njëkohësisht Kosova ka arritur të renditet më lart në klasifikim sesa Serbia.

Baby Boo