Çifti nga Libani rrëfen historinë sesi i shpëtuan shpërthimit në Beirut


Imad Khalil dhe Lina Alameh arritën të shpëtojnë nga shpërthimi i cili ndodhi në Beirut të Libanit.

Të dy u pla*gosën dhe sipas medieve të huaja, çifti është duke qëndruar në spital, derisa gjendja e tyre të rikuperohet.

Ata kanë mbetur edhe pa banesë, pasi që pothuajse u shkatërrua e tëra nga shpërthimi. Sipas imazheve satelitore, banesa e tyre ishte rreth 585 metra larg qendrës së shpërthimit.

“I thashë burrit tim se diçka nuk ishte në rregull”, tha Lina për CNN.
Ndërsa burri i saj tha se “gjithçka që më kujtohej ishte që fluturova në ajër”.

Të dy thanë se ranë pa vetëdije, kur Lina u zgjua e pa burrin e saj pa ndjenja – trupi i të cilit ishte prerë nga xhami dhe ishte gjakosur.

Baby Boo