Kërkohet heqja e orës policore për zgjedhjet


Për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë të diel, do të ketë bashkëpunim ndërinstitucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Për këtë proces zgjedhor, kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se për katër muaj ky institucion ka përgatitur këtë proces për mbajtjen e zgjedhjeve.

Kryetari i KQZ-së Radoniqi ka thënë se kanë bërë kërkesë në Qeveri për heqjen e përkohshme të orës policorë, për 48 orë për shtunën dhe dielen.
Derisa theksoi se ende nuk kanë marrë përgjigje.

Në këtë konferencë, Laura Pula nga prokuroria e shtetit, ka thënë se kanë krijuar mekanizmat e për një proces të mirëfilltë.
“Mision është mbrojtja e votës së qytetarit”, tha ai. Kemi 80 prokurorë kujdestar në 38 komunat e Kosovës. Nëse do të ketë keqpërdorim të votës, prokuroria dhe policia do të ndalojnë dhe arrestojnë qytetarët, por edhe ata që mundësojnë këtë””, tha ajo.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se policia ka krijuar urdhër Planin operativ në nivel vendi për mbajtjen e rendit dhe qetësisë për sigurimin e vendvotimeve, qendrave të votimit[…]sigurim dhe shpërndarje të materialit sensitiv.
Ai tha se në ditën e zgjedhjeve do të jenë të angazhuar 3552 zyrtarë policorë.
Ndërsa, edhe KGJK ka 35 gjyqtar kujdestar në nivel vendi në ditën e zgjedhjeve.

Baby Boo