Çifti i të rinjve shqiptar shkon për “turizëm” me 50 kg drogë, i bën gjëmën hunda e qenit!


Pakot e drogës ishin fshehur në mënyrë gjeniale në makinën e drejtuar nga një çift shqiptarësh, por sërish gjëma erdhi për shkak të “nuhatjes”.

Policia greke vuri në pranga këtë të hënë dy shtetas shqiptarë që po i drejtoheshin shtetit fqinj.

Për të konfirmuar më së miri, një qen anti-drogë u soll “për të nuhatur” nëse kishte apo jo diçka të dyshimtë.

Në përfundim u gjetën plot 53 kilogramë marijuanë, të fshehura në brendësi të pjesës së prapme të makinës.

Ashtu siç tregojnë dhe fotot e mëposhte, droga ishte fshehur më së miri. Madje shqiptarët i kishin lidhur pakot me litarë, në mënyrë që “i nxirrnin sa më kollaj nga makina. Çifti i shqiptarëve u kap e më pas u arrestua në Kompoti./Gazeta Express

Baby Boo