Çfarë tregoi ekspertiza e aksit rrugor?


Vonesa në vendosjen e sinjalizimit, rritja e paqartë e shpejtësisë së lejuar në 120km/h por edhe mangësi të tjera. Këtë e tregoi ekspertiza e kryer në autostradën Struma – Bullgari pas aksidentit fatal të autobusit që ndodhi para në jave, ku jetën humbën 45 persona. Ministrja për zhvillim rajonal dhe çështje publike, Violeta Komitova, publikoi rezultatet e analizës së aksit rrugor. Në fillim në atë pjesë të rrugës është dhënë AKT15 ku parashihet që shpejtësia maksimale të jetë 90 kilometra në orë, tha ajo.

Baby Boo

“Deri në datën e katastrofës, në fakt, për fat të keq, është përfunduar vetëm linja qendrore dhe këtu ka vonesë prej 6 muajve në zbatimin e sinjalizimit. Nuk e dimë pse në vitin 2013 është rritur shpejtësia nga 90 në 120 km në orë dhe deri në datën e sotme të vitin 2021 rruga nuk ka AKT16”, tha Violeta Komitova – ministre për Zhvillim Rajonal.

Në lidhje me këtë u ndërlidh edhe zv.ministri Ivan Shishkov, i cili theksoi se rruga nuk ka kapacitet që të jetë rrugë magjistrale.
“Ai projekt filloi të quhet autostradë apo magjistrale. Ai de jure në këto momente, për shkak se e tejkalon shpejtësinë e lejuar në autostradë, në asnjë moment rruga nuk është projektuar për magjistrale”, u shpreh Ivan Shishkov – zëvendësministër.

Si mangësi shtesë është ajo që kthesat janë mbi 4% me çka gjithashtu nuk lejohet që shpejtësia të jetë mbi 90 km/h ndërsa u theksua se bankinat e vendosura nuk përshtaten me standardet e tanishme. Megjithatë ministrja Komitova pohon se nuk është vozitur me shpejtësi të madhe por kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë që katastrofa që të jetë edhe më e madhe, posaçërisht zjarri.

“Kemi vozitje nate, kemi shi, kemi rrugë që rrëshqet, kemi vozitës të cilit ndoshta i është keqësuar gjendja. Kemi zjarr i cili nuk ndodh në çdo katastrofë. Përplasja është e dobët me shpejtësi të dobët në bankinë por ka shkaktuar zjarr. Kemi gjendje në të cilën nuk mundet të shpjegohet gjithçka, pse ai autobus është djegur për aq pak kohë”, shtoi Violeta Komitova – ministre për Zhvillim Rajonal.
Pas kësaj ekspertize të rrugës, ministrja Komitova, tha se ajo që do të ndërmerret si masë afatshkurtër është se do të kërkohet që të ndryshohet shenja dhe të ulet shpejtësia maksimale në 90 kilometra në orë.