Arrestohet një 32-vjeçar në hyrje të Çarshisë së Shkupit


Më 12.10.2021 në ora 17.30 në rrugën “Bit pazar” në hyrje të Çarshisë së Shkupit, në bazë të fletarrestit të shpallur nga Gjykata Themelore Shkup, është arrestuar A.G.(32) nga Shkupi.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se fletarresti është shpallur që i njëjti të vuajë dënimin me burg prej dy vjetësh, për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të lëndëve narkotike” të dënuar me Kodin Penal.

Ai është dërguar në Burgun e Shkupit për vuajtjen e dënimit, transmeton TV21.

Baby Boo