Çfarë me modelin e ri të të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim


Modeli i ri i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim i cili ende nuk është zgjedhur, nuk duhet të mundësojë vetëm mënyrë të re të funksionimit, por edhe ngritje të kapaciteteve ekzistuese të kuadrit në sistemin e shërbimeve të sigurisë në Maqedoni, u tha në debatin e tretë “Reformat në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim”, që u mbajt sot në Fakultetin e Sigurisë, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i Drejtorisë për Zbulim, Zoran Ivanov tha se sipas Raportit të Pribesë, qëllimi i reformave në sistemin e shërbimeve të sigurisë është që sigurohet kuadër profesional i cili “nuk do t’i keqpërdor autorizimet e tija dhe do t’i përmbush të njëjtat, ashtu siç parashihen me ligj”.

“Reformat që po realizohen duhet të mundësojnë, që edhe ne profesionistët, që për vite me radhë e punojmë këtë profesion, të plotësohem dhe të ngrihemi në profesion”, tha Ivanov.

Se modeli i ri i DSK-së duhet të ofrojë kuadër profesional i cili duhet të të ndihmojë në rreziqe dhe të garantojë siguri, pajtohet edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Të ofrojë model të mirë për mbrojtjen e sigurisë nacionale, të funksionojnë shërbime në pajtueshmëri me standardet dhe rregullat ndërkombëtare duke mbrojtur dhe garantuar interesin shtetëror, të mundësojë shërbimet të veprojnë pa ndikim nga politika, por edhe në mënyrë të pavarur nga strukturat kriminele. Të rritet efikasiteti i tyre edhe në ofrimin e ndihmës nga rreziqe. Modeli duhet të mundësojë përveç funksionim të efikas të DSK-së, edhe formim të kuadrit profesional të cilët mund të ndihmojnë në rreziqet”, tha Spasovski, transmeton Portalb.mk.

Sipas dekanit të Fakultetit të Sigurisë, Nikolla Dujoski, procedura për realizimin e reformave në këtë sistem, bëhen në mënyrë objektive, që edhe ekspertët të jenë më të sigurt në rekomandimet e tyre.

Ndërkaq drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim , Goran Nikolloski vlerësoi se që sistemi i shërbimeve të sigurisë të funksionojë si duhet, duhet të formohet trup formal i ri koordinues i sistemit, të precizohet roli i presidentit të shtetit dhe të miratohet ligj i cili do të definojë mandatin dhe rolin e agjentëve.

“Definitivisht presidentit i shtetit do të ketë në shërbim produktet tona, por kush do të menaxhojë me këto shërbime të sistemit të sigurisë”, tha Nikolloski i cili në fillim njoftoi se modeli i ri i DSK-së ende nuk është zgjedhur, dhe vendimin përfundimtar për të do ta japë Qeveria, për shkak se ajo ka legjitimitetin për të sjellë vendime.

Baby Boo