“Ministri i Vesel Memedit paratë e BE-së i çon në komunat maqedonase”, reagon Visar Ademi


Profesori universitar dhe analisti i njohur për cështje ekonomike në Maqedoni, Visar Ademi ka publikuar të dhëna tronditëse se vetëm 10 milion euro para nga fondet e Bashkimi Evropian të cilët në total janë 324.8 milion euro janë tërhequr dhe investuar në komunat shqiptare të Maqedonisë Perëndimore( Tetovë, Gostivarë, Kërcovë).

Për dallim nga komunat maqedonase ku fondet e Bashkimit Evropian janë tërhequr dhe shfrytëzuar në shuma marramendëse prej 315 milion euro.

“Maqedonia perendimore ka marr projekte me vlere prej 10 mln EUR nga 324,8 mln ose 3% te parave totale te ndara nga BE-ja per kete qellim.

Keto funsioneret injorant te BDIse lere se nuk kane bere projekte me parate tona (te taksapaguesve) por jane te paafte te terheqin edhe fonde te jashtme.

A per votuesit e ketyre injoranteve me e rendesishme eshte nese ne pergjimet eshte zeri i Ermires ose e dikujt tjeter kur flet me Musen se sa qe ti marin ne pergjegjesi keto injorantet e tyre me diplome te blere!” ka shkruar Ademi në Facebook.

Ai ka adresuar kritika të fuqishme ndaj funksionarëve dhe votuesve të BDI-së, të cilët nuk kërkojnë investime, por më interesant ju duken audio-përgjimet erotike mes Musa Xhaferit dhe Ermira Mehmetit.

Ende është e paqartë se cili është edhe roli i ministrit për pushtet lokal nga rradhët e RDK-së, Suhejl Fazliu, a ka dijeni për këtë diskriminim në baza etnike./TetovaSot

Baby Boo