Çfarë është “droga në tullumbac” dhe pasojat e rënda që sjell?


Oksidi i azotit është përdorur në mënyrë rekreative për më shumë se 200 vjet.

Oksidi i azotit është një substancë që thithet nga një tullumbace. Oksidi i azotit është përdorur në mënyrë rekreative për më shumë se 200 vjet.

Gazi vjen i mbushur në bombola të vogla metalike, të cilat futen në një ‘cracker’ ose në një shpërndarës të ngjashëm me kremin pana në mënyrë që përmbajtja e gazit të mund të futet në një tullumbace.

Thithja e oksidit të azotit shkakton marramendje, eufori, qeshje të pakontrolluar, halucinacione vizuale dhe dëgjimore, shikim të turbullt, humbje të ekuilibrit, dhimbje në gjoks, dhimbje në kokë.

Përdorimi afatgjatë ose i zakonshëm mund të çojë në dëmtime të rënda neurologjike. Meqenëse oksidi i azotit mund të shkaktojë marramendje, shkëputje dhe humbje të përkohshme të kontrollit, është e pasigurt ta thithësh gjatë qëndrimit në këmbë.

Në Tiranë këtë lloj droge e gjen për vetëm 300 lekë një tullumbac.

Baby Boo