AAA: Urgjentisht të vihen në funksion autobusët në Tetovë


TË EVITOHET TRAFIKU NË KOMUNIKACION
NGa opozita shqiptare Alternativa kërkojnë nga Kryetarja e komunës së Tetovë që urgjentisht të vihen në funksion autobusët e transportit publik në këtë qytet, me qëllim siç thonë të evitohet rrë*muja në komunikacion.

Përderisa autobusët e blerë me paratë e qytetarëve te Tetovës amortizohen duke qëndruar në parking, ndërsa drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” merr rrogë për menaxhimin e ndërmarrjes jofunksionale, komunikacioni në Tetovë mbetet i ngulfatur.

Në këto ditë vere, kur Tetova ndjehet e kompletuar me praninë e bijve të saj nga mërgimi, Komuna e Tetovës ende nuk i lëshon në qarkullim autobusët e parkuar që nga muaji janar.
Ajo duhet ta ketë mësuar leksionin se nuk fitohen pikë të imëta politike duke i vonuar projektet dhe duke i lëshuar ato në vigjilje të zgjedhjeve lokale të tetorit. Qytetarët e Tetovës nuk janë sklerotikë, siç i pandeh kryetarja Arifi.

Baby Boo