ÇFARË EMRI DO TË MBAJË MUZEU I VMRO-së !?


Muzeu i Luftës Maqedonase për shtetësi dhe pavarësi.

Ky është propozimi për tu ndryshuar emri i Muzeut të VMRO-së.

Ministri i Kulturës Asaf Ademi thotë se propozimi për ndryshimin e emrit të Muzeut të VMRO-së është konstatim i komisionit të themeluar nga ministri paraprak.

Ministri tha se nuk ka ende ndonjë datë të caktuar se kur do të bëhet ndryshimi i emrit.

“Nuk është afati i theksuar, mirëpo konkluzioni është mëse i qartë se edhe janë konstatimet serioze për keqpërdorime, dhe gabime për lëshime tejet të mëdha gjatë themelimit por gjithashtu edhe gjatë punës. Dhe në fund dalim me një konkluzion të caktuar që ka të bëjë me riemërtimin e asaj. Konkluzionet vinë deri tek ministri i kulturës dhe vendimin përfundimtar e merr Qeveria”, tha Asaf Ademi, Ministër i Kulturës.

E këtë vendim nuk e ka pritur mirë partia e VMRO-DPMN-së.

Dje deputeti i VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev në seancën për pyetje deputetësh i tha ministrit Ademi që të mos preket Muzeu i VMRO-së.

“Zotëri Asaf Ademi, mos prekni në atë që është e shenjtë dhe e rëndësishme për popullin maqedonas, apeloj deri te ju, ju jeni shqiptar dhe ne i respektojmë shqiptarët, mos bëni diçka që do të prekë në atë që është e shenjtë për ne, për prindërit tanë dhe gjyshërit tanë. Jam përgjegjës t’jua them këtë, mos u fshihni pas komisionit. Nëse ata fillojnë procesin dhe bëhet dëm, ne detyrohemi se do të ketë përgjegjësi, dëmshpërblim, konfiskim, do të ketë përgjegjësi”, tha Vllatko Gjorçev, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Gjorçev dërgoi porosi edhe tek Aleksandër Litovski dhe anëtarët e tjerë të komisionit se puna e tyre do të jetë nën revizion.

Muzeu i VMRO-së është ndërtuar në periudhën, 2008-2011 ndërsa u hap për qytetarët në 8 shtator të vitit 2011. Ndërtimi i këtij muzeu kushtoi mbi 12 milionë euro.

Në vitin 2016 Prokuroria Speciale hapi hetim për Muzeun e VMRO-së që ka të bëjë me mënyrën se si kompania private “Beton”-Shtip, ende pa mbaruar aplikimet në tender, ka qenë fituese absolute për të ndërtuar këtë muze në qendër të Shkupit.

Baby Boo