Çfarë duhet të bëni nëse fatura për energji elektrike është më e lartë se konsumi real?!


Komisioni rregullator për shërbime të energjetikës dhe ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i informon konsumatorët se ata mund të paraqesin ankesë në KRE, nëse faturat e energjisë elektrike të marra nuk përkojnë me konsumin real të energjisë elektrike.

“Nëse konsumatorët marrin fatura në të cilat faturohet konsum joreal i energjisë elektrike, ata mund të paraqesin ankesë në KRE. Komisioni i ankesave që vepron brenda KRE-së, do t’i japë përparësi zgjidhjes së tyre. Në periudhën e kaluar kemi një tregues nga konsumatorët që ata marrin fatura të larta të energjisë elektrike për një muaj, ndërsa muajin tjetër marrin vetëm për ndriçimin e rrugës. Ne veprojmë menjëherë pas këtyre ankesave”, thotë Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit rregullator për shërbime të energjetikës dhe ujit.

Ai i përkujton konsumatorët që kanë mundësinë t’i kontrollojnë në mënyrë të pavarur njehsorët, pas së cilës ata mund të raportojnë onlajn statusin e njehsorit në EVN, i cili bazuar në këto të dhëna për konsumin e energjisë elektrike në tarifë të lartë dhe të ulët do të marrë një faturë reale për energjinë elektrike të shpenzuar.

Ata gjithashtu shtojnë se në përputhje me nenin 197 paragrafi (3) të Ligjit për energji (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” Nr. 96/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” Nr. 96/19) të gjithë konsumatorët kanë të drejtë të kompensimit t të dëmit për shkak të furnizimit të reduktuar (shpërndarje e energjisë elektrike me cilësi më të ulët sesa që është parashikuar) ose ndërprerjeve në shpërndarjen e energjisë nën kushtet dhe mënyrën e përcaktuar në Rregullat e miratuara nga KRE-ja.

Baby Boo