Numri i rasteve me kovid-19 në rritje, më shumë raste aktive në Shkup dhe Tetovë


Numri i pacientëve me kovid-19 në vend është në rritje. Të dhënat e publikuara dje nga Instituti për Shëndet Publik tregojnë se gjatë 3.764 testeve të kryera, janë regjistruar 54 raste të reja me kovid-19, 12 janë shëruar dhe asnjë pacient nuk kishte vdekur.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 156.225, numri i pacientëve të shëruar është 150.333, numri i të vdekurve është 5.491, kurse numri i rasteve aktive është 401, nga të cilët numri më i madh – 139 janë në Shkup dhe 106 në Tetovë.

Vaksinimi po zhvillohet pa probleme në të gjitha pikat në të gjithë vendin, ndërsa në proces është vaksinimi në terren, i cili do të zhvillohet sot në 19 vendbanime. Në pikat e vaksinimit në vend dhe teren, përfshirë ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 506.033 qytetarë.
Dozën e parë të vaksinës dje e morën 3.770 qytetarë, ndërsa pardje u vaksinuan gjithsej 14.230 qytetarë. Në tërë vendin janë aplikuarvgjithsej 878.290 doza vaksinash, kurse janë rivaksinuar 372.257 qytetarë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas shifrave të fundit, siç njoftuan ngas Ministria, 63% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 61% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine , 56% e popullsisë mbi 60 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine dhe 46 përqind e popullsisë mbi 50 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.

Qytetarët vaksinohen pa termin në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin. Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në territorin e të gjithë vendit, me rotacion të ekipeve mjekësore në secilin fshat, vendbanim rural, lagje.
Faqja vakcinacija.mk është e hapur për caktimin e termineve për vaksinimin e fëmijëve, informon Ministrinë e Shëndetësisë dhe apelon që qytetarët të përfshihen në vaksinimin masiv sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund ta mposhtim virusin.

Baby Boo