Çerdhet u hapën por, edhe virusi u përhap! Ja ku paraqitën të infektuarit e parë!


Tri ditë pas hapjes së kopshteve, kemi tre të infektuar. Janë 3 raste të punonjësve të infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për një punonjës në kopshtin “Lulja e Majit” Manastir, rasti i dytë është në kopshtin “Rade Jovcevski Korcagin” Shkup dhe në çerdhen “Rahilka Goneva” Sveti Nikole.

“Sipas vlerësimeve të infektologëve nuk ka rrezik për grupet e tjera në kopshte, ata mund të vazhdojnë të punojnë. Përveç kësaj, sipas udhëzimeve pesë punonjës të tjerë në të njëjtat kopshte janë në izolim shtëpiak deri më 15 ose 17 shtator” tha Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Dje ka pasur 140 raste të reja të Covid-19 në vend. Pandemia në Maqedoni nuk po qetësohet. Viti shkollor ka filluar në Serbinë fqinje dhe menjëherë janë shfaqur rastet e para të studentëve të infektuar me koronavirus.

Baby Boo