Ç’dallim ka LSDM-ja nga VMRO!?


C’dallim ka LSDM nga VMRO?!

Urim SALIHU

Ne harrojmë!Këtu nuk ka pikë dyshimi.Xhelalët e së djeshmes i heqim nga kujtesa.S’ka rëndësi se
edhe ata janë ai mllefi i grumbulluar yni.Ne mbajmë mend të fundit.Kur na lodhin sundimtarët e
fundit ne me përkëdheli, të mashtruar në mënyrë kaq briliante fillojmë t’u besojmë atyre që i urrenim
dikur.Meqë urrejmë të pushtetshmit e sotëm, harrojmë tmerret e shkaktuara nga ata të djeshmit.Nuk
kemi mundur dot t’a tejkalojmë këtë.Kur një popull i ka të dobët mekanizmat e kujtesës ai është i
destinuar të nënshtrohet, të ndjejë abuzimin, goditjet dhe në fund nënshtrimin.Aq mëkeq kur ka
humbur memorien.Natyrisht se kjo e ndihmuar edhe nga politika shqiptare.

Ne harrojmë sepse strategjia e maqedonasve është thjeshtë e kuptueshme,por ne gjithmonë i kemi
dy kuptimet për t’a.Gjithmonë kemi dy mendime për maqedonasit.Mendojmë se pjesa e parë të
shtypin, të burgosin , të vrasin, t’i marrin të drejtat, të bëjnë të jetosh në geto, të bën mos kesh
infrastrukturë në zonat shqiptare , mos kesh arsim kualitativ , kulturë, sport, shkencë.Dhe pjesa
tjetër maqedonase është ajo që mund të n’a shpëtojë dhe që duhet të vijë që të shporrim një tjetër
që e kishimdhe harruam se na bëri të na pijë e zeza.Si mund të ti jep gjërat dikush që ti morri në
mënyrë ordinere.Ajo pjesa që mund të na shpëtojë dikur bënte si ata që në pushtetin e fundit na
bënë të jetojmë vitet e ferrit.

Gjithmonë të bëhet se ngjan si një marrëveshje e pa shkruar midis maqedonasve kundrejt nesh.Sikur
ja unë i shtypa deri këtu dhe dil në skenë ty tjetri për tu ndjerë si shpëtimtarë i tyre.Ata do harrojnë
qeverisjen e parë dhe do mbajnë mend këtë tjetrën, më të sofistikuar kundrejt nesh, me të njëjtat
instrumente abuzimi , por të një forme tjetër.

Midis njërës palë që ik dhe tjetrës që vjen , ne ndjejmë gjithmonë te njëra ferrin dhe tjetra shpëtimin
dhe e kundërt.

Ata ka tre dekada që vijnë dhe shkojnë , tek ne nuk ndryshon asgjë.Aty ku mbaron e zeza e njërës
fillon e tjetrës ndërsa ne njërën palë gjithmonë e mendojmë si xhelatët tanë dhe tjetrën shpëtimi
ynë.Vetëm një gjë nuk e qartësuam dot.Faktin se të dyja janë të njëjta dhe i kanë gjetur secila palë
disa shqiptarë të dëgjueshëm që vijnë e propagandojnë në terrenin shqiptarë dhe ne jemi të gatshëm
ti bëjmë heronj shqiptarë nën ombrellën e partive maqedonase, ky është fundi ynë.

Baby Boo