Zaev: Qeveria e pranoi iniciativën: E diela të shpallet ditë jopune


Kryeministri, Zoran Zaev, nëpërmjet rrjetit social Facebook, bëri të ditur se në seancën e sotme të Qeverisë u pranua iniciativa që dita e diel të shpallet ditë jopune.

“Qeveria ka pranuar iniciativën: E diela të shpallet ditë jopune! Ne udhëzuam Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të paraqesë një zgjidhje ligjore për këtë çështje brenda 15 ditësh. Kjo zgjidhje është në interes të qytetarëve, e diela duhet të jetë një ditë e dedikuar për pushim, një ditë për një kohë më cilësore për çdo qytetar që ka nevojë, një ditë për familjen, një ditë për veten e tij”, shkruan Zaev.

Baby Boo