Çarter fluturim nga Londra për kthimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga Mbretëria e Bashkuar

Me transport me aeroplan Londër-Shkup të organizuar nga Qeveria sot pasdite në vend duhet të kthehet grupi i ri i shtetasve tanë të cilët gjendjen në Britani të Madhe.

Baby Boo

Numri i qytetarëve të cilët janë paraqitur në thirrjen e MPJ-së për t’u kthyer me çarter fluturim do të kumtohet menjëherë para nisjes. Ata gjatë hyrjes në aeroplan duhet të nënshkruajnë marrëveshjes mes tyre dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në të cilin garantojnë se do ta paguajnë shumën e përcaktuar për biletën e aeroplanit në llogari të Qeverisë dhe do të plotësojnë Deklaratë se pajtohen pas arritjes në territorin e vendit tonë të vendosen në objektet për karantinë shtetërore në kohëzgjatje prej 14 ditëve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme, deri më tani në vend janë kthyer gjithsej 2.207 shtetas të Maqedonisë së Veriut. Me çarter-fluturime deri më tani të realizuara nga La Valeta, Zagrebi, Lubjana, Vjena, Bazeli, Munihu, si dhe nga dy fluturime nga Berlini dhe nga Këlni-Bon në vend janë kthyer 1.445 shtetas tanë. Përmes tre konvojeve humanitare me autobusë dhe automobila nga Mali i Zi, Turqia dhe Sllovenia në mënyrë të sigurt janë kthyer 150 shtetas tanë. Me ndërmjetësimin e Austrisë dhe të Portugalisë në vend janë kthyer edhe 11 shtetas tanë nga Peru.

MPJ-ja në bashkëpunim me përfaqësitë e huaja tek ne, ka riatdhesuar edhe mbi 600 shtetas mes të cilëve edhe të Austrisë, Australisë, SHBA-së, Francës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Përndryshe, sipas MPJ-së, në 25 objekte të përcaktuara për karantinë shtetërore, janë vendosur gjithsej 2.099 persona. Deri më tani me sukses ka përfunduar karantina shtetërore për 160 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë kaluar 14 ditë në kushte të rrepta shëndetësore të sigurisë në hotelin “Ibis” në Shkup (Taftalixhe) dhe në pjesën shtesë në Demir Kapi. Tek asnjëri prej tyre nuk ka simptoma të virusit KOVID-19, ndërsa do të kalojnë edhe 14 ditë në izolim shtëpiak, në pajtim me rekomandimet shëndetësore të epidemiologëve, kumtoi pres shërbimi qeveritar gjatë fundjavës. .