Carovska: Nëse duhet edhe 200 herë të tjera do të shkoj në Timjanik për të biseduar me qytetarët


Timjaniku dje dëshmoi se popullata maqedonase ka nevojë për edukatë. Është e natyrshme të keni frikë nga diçka që nuk e dini. Nuk heqim dorë dhe nëse ka nevojë edhe 100 ose 200 herë do të kthehem atje. Duam që banorët të kuptojnë për çka bëhet fjalë. Ka hapësirë për diskutim pavarësisht nëse do të hapen çerdhe për fëmijë dhe objekt për fëmijë me nevoja të veçanta. Do të dëshmojmë se mund të rritemi si shoqëri, tha sot ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska.

Në takimin me gazetarët në zyrën e UNICEF në Shkup, Carovska porositi se për tejkalimin e gjendjeve të këtilla nuk mjaftojnë vetëm fushata dhe veprime të orhanizatave qytetare, por është e nevojshme ndërhyrje nëpërmjet procesit arsimor, që nga mosha më e hershme parashkollore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për përfaqësuesin e UNICEF, Benjamin Perks reagimi i banorëve të Timjanikut është i pritur dhe tipik në rastet kur bëhet tranzicion dhe një mase të popullit i shfaqen tema të rënda.

Baby Boo