Virusi famëkeq/Videot e italianëve duke kënduar bëhen virale


Italia është shteti më i prekur në Europë nga gripi tashmë i njohur, ku numri i viktima është më shumë se 1200. E gjithë Italia është në karantinë dhe vendi është izoluar për të mposhtur virusin e rrezikshëm.Nga shtëpitë e tyre ku po qëndrojnë të izoluar, italianët kanë gjetur një formë solidarizimi me njëri-tjetrin për të mposhtur këtë virus.Ata kanë dalë nëpër ballkonet dhe dritaret e banesave të tyre, ku kanë vendosur flamurin e shtetit, dhe kanë nisur të këndojnë, raporton TV Klan. Videot e tyre po bëhen virale.Lëvizja në Itali është bllokuar dhe qytetarët mund të dalin nga shtëpitë vetëm për arsye pune apo nevoja shëndetësore ose emergjente.

Baby Boo