Carovska: Ndryshime në arsim duhet të ketë


Reformat duhet të ndodhin, ndryshime në arsim duhet të ketë, porositi edhe sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, e cila tha se referendumi është e drejtë demokratike dhe për këtë ka procedurë.

Edhe krahas sfidës së digjitalizimit dhe nismës për grumbullimin e nënshkrimeve me të cilat po kërkohet prononcim përmes referendumit për reformat, ministrja theksoi se në vazhdimësi po rrjedhin përgatitjet për mësimin në klasën e parë deri në të katërtën të vitit shkollor 2021/2022 të fillojë me programe të reja arsimore dhe modernizim të arsimit.

Ajo theksoi se vazhdimisht ka dialog dhe se Ministria është e hapur për të gjithë të interesuarit që kanë propozime konstruktive, ndërsa një pjesë e madhe e tyre, tha, janë pranuar dhe shndërruar në zgjidhje ligjore.
“Sepse nëse kështu qëndrojmë në vend edhe dy, pesë, shtatë vjet, e humbim edhe potencialin e mundshëm, nëse fillojmë tani, mund ta krijojmë për një hyrje prej pesë, shtatë dhe pesëmbëdhjetë vjet, kur realisht mund të presim që nxënësit që tani hyjnë në arsimin fillor pastaj dalin si qytetarë produktivë të cilët do të trajnohen për jetë bashkëkohore”, tha Carovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në shkollën e mesme profesionale “Vllado Tasevski” në Shkup.

Baby Boo