“Çadra në largësi 3.5 metra, në tavolinë deri në 4 persona”, Klosi tregon se si do jetë sezoni turistik këtë vit


TIRANË- Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ka folur sot se kur mund të hapet sezoni turistik në Shqipëri dhe si so bëhet plazhi gjatë pandemisë së COVID-19. Në një intervistë në emisionin “Open”, Klosi tha se dhe këtë vit do të bëhet plazh por do të ketë rregulla të reja.

“Ka disa masa që po merren. Do ketë një rregullore të re. Do ketë disa kushte në mënyrë që ato që shkojnë për pushime të mos kthehen në vatra infektimi”, u shpreh ai.

Më tej ai foli për kushte të reja, ku u shpreh se çadrat do duhet të jenë në një distancë 3.5 metra nga njëra-tjetra.

“Higjena- Higjena është parësore. Një ndër gjërat që do ndalohen bufetë e hapura. Duhet të kenë hapësira shumë të detajuara. Në tavolinë mos të ketë më shumë se 2-4 persona. Si fillim të hapen restorantet në natyrë. Çadra nga çadra duhet të kenë distancë 3.5 metra dhe një distancë nga deti.  Trajnimi i stafit. Tani duhet që stafi i punës në plazhe dhet të jenë të trajnuar për mënyrën e sjelljes ndaj një situate të tillë”, shtoi më tej ministri.

Baby Boo