Bytyqi në takim me krerët e shtetit shqiptar: Shumë shpejt mes Kosovës e Shqipërisë s’do të ketë asnjë taksë


Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, një ditë para mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka sjellë një lajm të gëzueshëm.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se së shpejti mes Kosovës e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë taksë.

Edhe pse nuk ka dhënë detaje të hollësishme, ai ka theksuar se ka pasur shumë diskutime mes krerëve shtetëror të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndërkaq, të hënën (nesër) në Pejë, mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Ndër marrëveshjet kryesore që pritet të arrihen në këtë takim, është ajo e lehtësirave doganore mes dy vendeve, si dhe heqja e tarifës së romingut.

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës në Pejë, do të jetë e pesta e kësaj tradite që ka nisur nga Prizreni, më 11 janar 2014./Telegrafi

Baby Boo