Bytiqi: Qytetarët që nuk paguajnë borxhet nuk do tu shlyhen kamatat


Qytetarët që duan t’u shlyhen kamatat në bazë të borxhit ndaj ndërmarrjeve publike do të duhet të paguajnë të 12 këstet e bazës kryesore. Nëse ndalojnë së paguari në një ose pas disa kësteve, atëherë kamata do t’u mbetet, thotë Zëvendëskryeministri i Ekonomisë, Fatmir Bytyqi. Ai shton se kjo masë është kryesisht për tu dalë në ndihmë qytetarëve të varfër që t’i mbulojnë shpenzimet e përgjithshme.

Por, për qytetarët e pandërgjegjshëm, të cilët do të përpiqen të manipulojnë me ligjin, shteti ka mekanizëm për të mbrojtur veten, thekson Bytyqi. Riprogramimi duhet të dëshmojë se ka filluar ta paguajë. Dhe sigurisht mekanizmi do të jetë që kamata të shlyhen, por nëse pas muajit të parë nuk vazhdon me përmbushjen e detyrimeve kontraktuale, kamata e papaguar do të fillojë të rrjedhin siç ka para kësaj – deklaroi Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Autoritetet sigurojnë që zgjidhja ligjore për këtë masë është në fazën e fundit, dhe kur ligji të jetë gati, të gjitha detajet do të publikohen. Bytyqi thotë se plani është që i gjithë procesi të ndodhë në pesë muajt e ardhshëm. Qytetarët që kanë borxhe do të thirren në ndërmarrjet publike dhe nëse pajtohen për të shlyer borxhin kryesor me këste, atëherë do të marrin shlyerje të kamatës së borxhit që është mbledhur ndër vite. Përndryshe, fatura më e vjetër që do të vlejë për këtë masë është nëntori i vitit 2020. Kjo nuk është hera e parë që shteti ua fal borxhet dhe kamatat qytetarëve që u detyrohen dhe kanë fatura të papaguara ndaj shërbimeve publike.

Baby Boo