Buzhala tregon për simptomat e Covid-19: Ky virus ekziston, është real, është në mesin tonë


Drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, dje kishte konfirmaur se është prekur me virusin Covid-19.

Ai, sot përmes një postimi në facebook, ka treguar detaje nga përvoja e tij personale për simptomat e Coronavirusit.

Më poshtë po ju sjellim statusin e plotë të Berat Buzhalës:

Qe nje permbledhje per te gjithe juve qe po interesoheni:

Do te thote te hanen kur kam ra me flejt, do te thote ne oret e para te se martes, me ka dale gjumi tuj m’nxane ethet kapak. Nuk ishte dicka e jashtezakonshme, e as nuk ishte hera e pare qe m’kane nxane ethet naten kur jam kane ne gjume. Ate nate mu ka prishe gjumi, edhe gjate dites se marte kam pase temperature edhe ethe ne nivele te moderuara. Mirepo me shume kam qene i lodhur prej pagjumesise se sa prej temperatures. Shkoi edhe dita e marte.

Kam ra me flejt te marten, qashtu me kapak ethe e temperature. Po e pereris: kurrgjo ndryshe prej herave te tjera kur kam pase ethe e temperature. Nuk kam pas as koll e as humbje te shijes. Une kam qene i bindun qe jam ftofe tuj flejt me dritare çele, gje qe me ka ndodhe ne te kalumen. Prape, per shkak te temperatures se papershtatshme trupore, e besa edhe per shkak te problemit tem kronik me gjume, nuk arrita me flejt qysh duhet.

Te mekuren, pra dje, u zgjova kah ora 6.30, ndoshta me dy ore gjume. Isha duke u pergatite me shku ne Amerike ne takimin e 27 qershorit me z. Leonard Kerquki. Mos te harrojme asnjehere: gjate gjithe kohes kam qene me Lleon. Vec gjumi qe na ka nda – bile as gjumi kanihere jo ?. Nejse, mos te hy ne gjana intime. Jam cu heret, tashme pothuajse pa temperature. I thash vetes nuk paske kurrgjo, sepse sikur ta kishe covid’in nuk ish dorezu per dy dite.

Bashke me Lleon kemi shku ne Ambasade Amerikane me apliku per vize, e cila ishte aprovuar. Gjate gjithe kohes me maske. Prej Ambasades Amerikane kemi shku ne QKUK me e bo testin e covid’it, sepse na thuhej qe nuk mundeni me kalu neper kufij pa e pase testin. Pra, testin e kam bo jo pse kam dyshu qe e kam covid’in por per me udhetu. Dikur pasdite me kane njoftu qe une kam dale pozitiv, kurse Lleo negativ.

Prej djeshit nuk kam pase me as temperature e as ethe. Naten mbrame me ka dale gjumi rreth ores 4 te mengjesit, mu doke qe jam pak i nxehte, edhe vendosa me i pi dy paraceta te 500’ve. Kur jam cu ne mengjes eshte deshte me u ndrru krejt teshat e shtratit, ishin kane bo uje tuj pike, bashke me mu.

Sot s’kam perdore paracet se nuk kam pase temperature, nuk kam pase as ethe, e as kokedhembje. Nese bash duhet me i shiku krejt detajet, ka mundesi qe syte po me dhamin ngapak nese kqyri anash, qe thojne me bisht te synit. Edhe shija e ujit po me vjen e njejte sikur kur te vjen kur te rroke far flame.

Studying In Germany Might Be Cheaper Than You Think
Study In Germany
Deri qitashte kjo eshte gjendja. Nuk e di ku e kam marre, e nuk e di as a e kam shkepe dikah. Gruja e jeme nuk ka bo test se nuk ka simptome. Femija mire jane. Ne anen tjeter edhe kah Liridon Buzhala, qe eshte nje kat me poshte, ka zhvillime pozitive ?.

Sido qe te jete, ckado qe ka me ndodhe, ka me ndodhe. Ky virus ekziston, eshte real, eshte ne mesin tone. A eshte krijuar nje lloj psikoze rreth tij? Po, patjeter. Kjo mandej po e rrite pak edhe histerine. Mundet me te myte coronavirusi, mundet me te myte cdo virus tjeter, perfshi edhe ata qe ne i njohim.

Tuta deri me sot nuk e ka shpetu kerkand. Perkundrazi, ka njerez qe kane vdeke prej tutes.

Nihemi diteve ne vijim.

Baby Boo