Vjehrri nuk e la rejën të hynte në shtëpi, ajo lajmëron policinë


Një person nga Dragashi është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se nuk e kishte lënë rejën e tij të hynte në shtëpi me pretekstin se kjo e fundit ishte në procedura të divorcit.
Sipas policisë, viktima është dërguar në strehimore ndërkaq i dyshuari në mbjatje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte penguar viktimën femër kosovare (rejën e tij) të hynte në shtëpi me pretekst se ajo është në procedura të divorcit në gjykatë. Viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Baby Boo