Buteli kërkon rikthimin e emrave të vjetër të rrugëve!


Në emrin e këshilltarëve të Komunës së Butel, deri te Qyteti i Shkupit është ngritur iniciativë me të cilën kërkohet rikthimi i emrave të vjetër të rrugëve që gravitojnë në territorin e Butelit.

Siç mësohet nga iniciativa në fjalë, rikthimi i emrave kërkohet nën arsyetimin “se shumë qytetarëve janë ankuar deri te Komuna Butel, se ndryshimi i emrave të rrugëve ka shkaktuar shpenzime shtesë tek ata”.

Ndryshim në emrat e rinj përbëjnë emrat e figurave të shquara të artit dhe kulturës shqiptare, si Omer Kaleshi, Adem Kastrati, Drane Bojaxhiu, Agron Berisha, Surija Imami, Zahir Xhaferi, Afrim Zhitai, Vullnet Starova, Esat Stavileci dhe të tjerë. Ka edhe emra të figurave joshqiptare, por risia në emrat e rinj qëndroi në emrat shqip.

Baby Boo