Burri qëllon me plumb ndaj të dashurit të ish gruas, arrestohet pas një ore


Një 50 vjeçar nga Maqedonia ka qëlluar me armë zjarri sot në mëngjes (e mërkurë) ndaj të dashurit të ish gruas së tij. Viktima i tij shpëtoi për pak, shkruan 20min.ch

Mëngjesin e së mërkurës në Lörrach-Stetten (Gjermani) është qëlluar me armë zjarri ndaj një shoferi automjeti, 46 vjeç. Viktima mbeti i paplagosur, ndërsa agresori është një shtetas i Maqedonisë, 50 vjeç. Ky i fundit ka dashur të qëllojë të dashurin e ish të dashurës së tij.

Sipas policisë gjermane, ngjarja ka ndodhur pak përpara orës 6.00 të mëngjesit, në rrugën Riehenstrasse. 50 vjeçari gjuajti vetëm me një plumb, i cili fatmirësisht preku vetëm veturën, por jo edhe trupin e 46 vjeçarit, i cili udhëtonte sëbashku me të dashurën. Arrestimi i agresorit ndodhi rreth një orë më vonë, me anë të dëshmive të personave okularë.

Tashmë 50 vjeçari akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë”, por gjithashtu gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, janë sekuestruar një sërë armatimesh.

Momentalisht ai ndodhet në paraburgim.

Baby Boo