Arr*estohet 34 vjeçari nga Tetova


“Sot (19-prill) rreth orës 12:20, në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarët e policisë të SPB Tetovë e kanë arrestuar 34-vjeçarin A.A. nga Shemshova e Tetovës, i dënuar me tre vjet e gjysmë burg për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e barnave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”, e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal. Pas arrestimit të kryer me urdhër të gjykatës, A.A. do të mbahet në INKP “Idrizovë” Burgu në Shkup për të vuajtur dënimin”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Baby Boo