Burri jeton me trupin e gruas së vdekur për 21 vjet, fliste me të sikur të ishte gjallë


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tajlandë, ku një burrë ka jetuar për 21 vite me trupin e gruas së tij të vdekur.

Mediat e huaja, raportojnë se trupi i pajetë i gruas është djegur pak ditë më parë.

72-vjeçari, nga Bangkok, Tajlandë , dogji trupin e bashkëshortes së tij të ndjerë më 30 prill.

Charn Janwatchakal i dha lamtumirën partneres së tij pasi mbajti eshtrat e saj për më shumë se dy dekada në atë që ai e quajti një demonstrim të “dashurisë së përjetshme”.

Charn kishte jetuar me trupin e saj, i cili ishte brenda një arkivoli, në një shtëpi të vogël të rrënuar prej betoni njëkatëshe që dukej si një depo.

Ai kryesisht përdorte pronën e vogël për të fjetur, por fliste me trupin e gruas së tij sikur ajo të ishte ende gjallë.

Baby Boo