Gjilan: Burri e mbyll gruan në banesë, rra*het nga vëllezërit e gruas


Gjatë datës 5 janar, në dy komuna Gjilan e Viti janë raportuar disa raste të përl*eshjeve fizike ku si pasojë janë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Në Gjilan një grua është mbyllur në banesë nga personi me të cilin ka bashkëjetuar dhe me këtë rast dy vëllezërit e saj janë përl*eshur fizikisht me të dyshuarin.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka bashkëjetuar e kishte mbyllur në banesë, dhe e njëjta në pamundësi për të dalur, ka njoftuar dy vëllezërit e saj të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët posa janë takuar, janë përl*eshur fizikisht me të dyshuarin e parë me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas policisë të dyshuarit janë arr*estuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Viti është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përl*eshur në mes vete pesë të dyshuar meshkuj kosovar ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Të dyshuarit sipas policisë janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Baby Boo