Burrë e grua nga Gjevgjelia grabitën fqinjen 72-vjeçare – e ftuan për darkë në shtëpinë e tyre, e më pas e prisnin të maskuar në rrugë!


Prokurori i Përgjithshëm nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy bashkëshortëve, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëveprues kanë kryer veprën penale vjedhje nga neni 237 paragrafi 1 në. lidhje me nenin 22 të Kodit Penal, shkruan Pa Censurë.

Burri ka bërë një plan së bashku me gruan e tij për t’i marrë me forcë sendet e floririt fqinjës së tyre 72-vjeçare, të cilën e vizitonin shpesh dhe dinin për bizhuteritë që ajo mbante.

Më 31 tetor, gruaja e dyshuar e kishte ftuar viktimën që të vinte në shtëpinë e tyre për darkë. Në mbrëmje, kur viktima ka lajmëruar se është duke ardhur dhe se është nisur, i dyshuari i ka dhënë gruas së tij një kapele dhe shall për t’u maskuar, si dhe një shkop druri.

Ajo është maskuar, e ka pritur viktimën në afërsi të shtëpisë së tyre dhe kur janë takuar e ka kapur për qafe dhe e ka rrëzuar në tokë, më pas nga qafa i ka marrë gjerdanin prej 60 mijë denarë të arit, e më pas ka ikur.

Bashkë me bashkëshortin e saj, e kanë gropoaur oborin dhe i kanë vendosur stolitë e vjedhura, ndërsa rrobat i kanë fshehur në një shtëpi në ndërtim e sipër, ku më pas janë gjetur.

Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë se të dyshuarit mund të ikin, të ndikojnë te dëshmitarët dhe të dëmtuarin ose ta përsërisin veprën penale, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Gjevgjeli propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit, si dhe masën e arrestit shtëpiak për të dyshuarin. Gjykata pranoi propozimin dhe vendosi masat e kërkuara.Pa Censurë

Baby Boo