Tetovë, Hamdi Sulemani do të udhëheqë listen e pavarur, filloi mbledhja e nënshkrimeve


Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” e cila në zgjedhjet lokale të tetorit garon për këshillin komunal të Tetovës, sot dorëzoi listën me 31 këshilltarë pranë Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ku bartës i kësaj liste është arkitekti Hamdi Sulejmani.

“Të nderuar Tetovarë, minutat po numërohen. Ne sot dorëzuam listë për këshilltarë për në Komisionit Shtetëror Zgjedhor, me kandidatët për Këshillin e Komunës së Tetovës, për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor”, thanë nga Më mirë për Tetovën.

Kjo iniciativë do të garojë me 31 këshilltarë, ku bartës i kësaj liste do të jetë Hamdi Sulejmani.
Hamdi Sulemani me profesion është arkitekt i diplomuar nga fakultet i arkitekturës në Univerzitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup. Ai është Bashkëthemelues dhe i punësuar në studion për arkitekturë PIKA. Si aktivist ka advokuar në disa lëvizje qytetare në vend si dhe bashkëthemeloi i organizatën “Kodra e diellit”.

“Sipas ligjit, ne si listë duhet të mbledhim 350 nënshkrime nga qytetarët e Tetovës në KSHZ. Nënshkrimet mund të jepen në zyrën e KSHZ-së që gjendet në objektin e Komunës së Tetovës, gjegjësisht nga sot deri më 31 gusht, nga ora 08 deri në ora 20”, thanë nga Më mirë për Tetovën.
Ndryshe përveç kësaj iniciative, në Maqedoninë e Veriut ka edhe iniciativa të tjera të cilat do të garojnë për këshillin komunal në qytete të ndryshme, në zgjedhjet e 17 tetorit. Si për shembull në Shkup garon “Qyteti i Gjelbër Human” dhe në Manastir garon “Poinaku”./ Portalb.mk

Baby Boo