Burrat janë shkaku që i bën gratë të plaken më shpejt


Meshkujt kanë një përbërës të padukshëm i cili i ndihmon femrat për riprodhim, thuhet sipas një studimi të ri.

Por ky përbërës i padukshëm ka një efekt anësor jo fort të mirë – pasi përshpejton procesin e plakjes së femrave, thonë studiuesit.
Meshkujt madje nuk kanë nevojë as të jenë të pranishëm kur kjo ndodh, pasi vetëm aroma e tyre e lënë është e mjaftueshme.

Hulumtuesit thonë se ky efekt, i vërejtur vetëm në kafshë aktualisht, mund të ndodh edhe tek njerëzit dhe krijesat e tjera. “Sinjalet mashkullore shtyjnë femrën që të “kërkojnë për të” – për të vënë më shumë përpjekje në riprodhim, por pastaj trupi vuan”, tha profesori Ilya Ruvinsky.

Baby Boo