Burrat e mërzitur kërkojnë gratë e humbura në Ferizaj!


Dy gra janë raportuar të zhdukura në Ferizaj në dy raste të ndara.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në rastin e parë vëllai ka informuar të dielën se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Arsyet e largimit nuk janë bërë të njohura, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

Në rastin e dytë, një burrë ka njoftuar se gruaja e tij ka dalë nga shtëpia. Ai ka thënë se nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është raportuar të shtunën.

Baby Boo