LSDM i përgjigjet VMRO-së: A është tretur shumica e Mickoskit?


Vazhdojnë akuzat dhe kundër-akuzat në mes partive maqedonase, në lidhje me zhvillimet e fundit politike për shumicën e re në Kuvend.
E fundit e cila ka reaguar është partia ne pushtet LSDM-ja, duke thënë se “shumica e Mickoskit është tretur dhe se tani kërkojnë arsye përmes lajmeve të rreme”.

“A është tretë shumica e Mickoskit, kështu që tani ai kërkon alibi përmes lajmeve të rreme? Deputetët e opozitës dëshmuan publikisht përmes mediave se nënshkrimet për Iniciativën e Mosbesimit të Qeverisë janë mbledhur me gënjeshtra dhe mashtrime, që vetëm tregon se nuk ka mashtrues më të madh se Hristijan Mickoski. A ka humbur Mickoski shumicën, ndaj detyrohet të kërkojë alibi përmes lajmeve të rreme nga Pallata e Bardhë?”, pyesin nga LSDM-ja.
Ndryshe, më herët VMRO-DPMNE-ja akuzoi Zaevin se është burimi i krizave dhe problemeve në vend.

Baby Boo