Burra të ar*matosur tentojnë ta rrëmbejnë një nxënës në Prishtinë


Një person i mitur gjatë ditës së djeshme pasi ka dalë nga shkolla në Prishtinë është tentuar që të rrëmbehet nga dy persona.

Policia ka bërë të ditur se nxënësi ishte tentuar që të futet me dhunë në veturë nga dy persona, të cilët kishin edhe një ar*më të gjatë.

Nxënësi ka arritur që të largohet nga të dyshuarit, të cilët kanë ikur në një drejtim të panjohur.

“Vik*tima kishte arrit të largohet dhe në veturën e të dyshuarve kishte vërejtur se kishte qenë një ar*më e gjatë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Baby Boo