Burim Emruli kthehet nga mërgimi se beson në Aleancën për Shaiptarë!


Kthehet nga mërgimi, beson në Aleancën për Shqiptarët

Burim Emruli – Rusi, një jurist i ri dhe noter i licencuar nga Gostivari, i cili një periudhë jetoi në Oslo të Norvegjisë, kthehet përsëri në vendlindje dhe i bashkohet Aleancës për Shqiptarët dhe ekipit Taravari.

I diplomuar në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Evropës Juglindore, Burimi fillimisht praktikoi avokaturën.

Në vitin 2009 u punësua në Ministrinë e Ekologjisë si jurist dhe konsulent në Sektorin e diplomacisë shumëpalëshe dhe dypalëshe në lidhje me situatat e krizave nga fatkeqësitë natyrore, sektor ky që merret me rregullimin dhe zgjidhjen e çështjes së mjedisit dhe mënyrën më të mirë të ruajtjes së mundësive për ruajtjen e mjedisit.

Në vitin 2011 vijoi me punë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, në Sekretariatin për implementim të Marrëveshjes së Ohrit.

Në vitin 2014 u licencua edhe si noter.

Në Oslo ka punuar si konsulent për siguri, ku ka kryer disa specializime në sferën e mbrojtjes, sigurisë dhe preventivës. Kontributin e tij në Aleancën për Shqiptarët do ta japë në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Baby Boo