Burhanedini nga viti 2008 jetoj në gënjeshtrën e avokatit të tij! Pa Censurë zbuloi


Prej vitit 2008 e deri me sot shumica e gjykimeve ku si të denuar kanë qenë shqiptarët janë përcjellë me plot parregullsi e skandale të ndryshme. Duket e pamundur por në shumë gjykime edhe vetë avokatët kanë qenë pjesëmarrës në shumë montime. Burhanedin Nuhija i dënuar me burgim të përjetshëm është njëri ndër rastet ku avokati i tij Savo Kocarev kishte gënjyer me vite se lenda e tij qëndronte në sirtaret e Gjykates Supreme.

I njejti pohonte se, që nga viti 2008 deri më sot ende gjykata nuk i kishte dhënë përgjigje. Pas investigimit të Pa Censurë për të njëjtin rast, zbulohet se avokati i Burhanedinit pas marrjes së përgjigjes nga Gjykata e Apelit kishte afat prej 15 ditëve qe lëndën ta ankimojë në një shkallë me lartë, përkatësisht në Gjykatën Supreme.

Ai edhe pse e ka të shkruar në letër këtë ankimin nuk mori guxim ta dërgojë në Gjykatën Supreme, brenda afatit që parasheh ligji. I njejti pohonte se kjo kërkesë ështe dorëzuar. Nga shumë eksperienca tjera, rasti i Burhanedinit mund të kishte pasur epilog tjetër përkatësisht të kish pasur ulje të dënimit.

Baby Boo