Burg të përjetshëm për Blerta Pocestën, e cila vrau prindërit dhe motrën në Dibër(FOTO)


Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar dhe pas mbajtjes së seancës së fundit, sot Gjykata Themelore në Gostivar ka shqiptuar dënimin për Blerta Pocestën e cila është dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas Prokurisë Themelore Publike në Gostivar Blerta Pocesta më 26 gusht të 2018 kishte vrarë në Dibër prindërit dhe motrën, të cilët pak ditë më parë nga Italia kishin ardhur për pushime në vendlindje.

Për Ferdi Gashin që kishte ndihmuar dibranen është shqiptuar dënim me 10 vite burg.

Prokuroria e Gostivarit është shprehur e pakënaqur me vendimin e gjykatës për dy personat e tjerë dhe se do të bëjë ankesë.

Blerta Pocesta kishte ardhur nga Italia e ndihmuar nga dy persona, dhe se me një pistoletë fillimisht i ka lënë të vrarë prindërit dhe më pas edhe motrën e mitur. Një ditë pra vrasjes, autorja ka komunikuar me të akuzuarin e dytë, që e ka takuar në Gostivar dhe më pas me makinë janë nisur drejt Dibrës për të gjetur armën. Po të njejtën ditë në qytetin e Dibrës janë takuar me të akuzuarin e tretë, nga i cili kanë siguruar pistoletën.

Pas kryerjes së vrasjes, autorja është larguar në drejtim të Strugës dhe më pas në Gostivar, ku nga atje ka vijuar drejt Aeroportit të Shkupit për të fluturuar drejt Italisë.Pa Censurë

Baby Boo