Përplasen nga makina dy vëllezërit e mitur, 8 dhe 10 vjeç


Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Divjakë, ku kanë mbetur të plagosur dy fëmijë të mitur. BW raporton se ata janë vëllezër.

Policia njofton se aksidenti ndodhi rreth orës 11:00, në fshatin Mizë, Divjakë, ku shtetasi P. Ç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka përplasur shtetasit E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Baby Boo