Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zja*rreve në Maqedoni


Presidenti Stevo Pendarovski përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zj*arreve në Maqedoninë e Veriut.
Pendarovski njoftoi se ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij bullgar, presidentin Rumen Radev.

“Kemi rënë dakord që në afat të shkurt , Bullgaria të dërgojë njësi të zj*arrfikësve që do të ndihmojnë ekipet tona në shuarjen e zj*arreve”, shkruan Pendarovski.
Ndryshe, pasditen e djeshme zja*rri ka kapluar pyjet në afërsi të qytetit të Koçanit, më herët është raportuar për zj*arr edhe në Kokino, gjegjësisht Komuna e Staro Nagorçanit – rajoni i Kumanovës.

Baby Boo