Bullgaria dhe Maqedonia nënshkruan marrëveshje për treg të përbashkët energjetik


Bullgaria dhe Maqedonia kanë nënshkruar sot marrëveshje për treg të përbashkët energjetik.

Dokumenti është nënshkruar në Sofje, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë së Maqedonisë dhe Ministrisë për Energjetikë të Bullgarisë.

Memorandumi parasheh të drejtë të barabartë dhe bazë rregullatore për bashkimin e tregut të energjisë elektrike, ndërmjet dy shteteve në kushte jodiskriminuese dhe të drejta.

Marrëveshja del nga dispozitat e përgjithshme për lidhje të sektorit të energjetikës, krijimit të vendeve të punës, dhe zhvillimin e një tregu konkurues dhe të integruar në rajon./Telegrafi

Baby Boo