Bujare Abazi sqaron keqkuptimin e krijuar në lidhje me stausin në FB të znj. Arta Toçi


Në emisionin e sotëm të në Click plus ku të ftuar ishin Bujare Abazi nga ASH, Arta Bilalli nga BDI dhe Melinda Rashidi nga Lëvizja Besa , u zhvillua një debat në lidhje me zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit. Me këtë rast përfaqësusja e ASH-së , ndër të tjera foli edhe për rastin e nxjerrjes nga konteksti dhe keqpërdorimit të një deklarate të Kryetares së Asamblesë së Gruas ,së ASH-së, znj Arta Toçit që media të caktuara për qëllime politike e shtrembëruannë një nuivel shumë të ulët. Ajo me këtë rast tha:
“Arta Toçi është kryetare e Forumit të Gruas. Ne në të gjitha dëgët kemi Forume të Gruas dhe në shumë degë .Ne kemi qoftë udhëheqëse , qoft aktiviste që janë të mbuluara dhe zonja Arta Toçi ka një bashkëpunim të shkëlqyer me to. Unë sa e pashë , ajo kishte një shkrim për nënën e saj të ndjerë dhe fliste për një kontekst tjetër kohor.
Mirpo kur BDI nuk ka vepra me të cilat të lavdërohet atëher do të kërkoni të gjeni diçka me të cilën do të akuzoni zonjën Toçi. Duke marrë parasysh se ajo ishte deputete e ASH-së. Pse e them këtë? Për arsye se ne kishim veprime ku nënat tona dhe motrat tona i tërhoqën zvarë, i futën koridoreve të gjykatës, ku edhe i grushtuan. Kjo është një fakt që ne e kemi parë të gjithë dhe çfar ndodh ? Ne nuk kemi sot e kësaj dite akoma një që të përgjigjet për atë akt. Dhe cilën e bëjm ne lajm? Bëjm lajm një fjali për një zonjë që flet për nënën e vet dhe flet për një kohë të një konteksti tjetër kohor.
Ne absolutisht si parti nuk jemi kundër shamive. Ne duhet të jemi shtet demokratik, ne duhet të jemi parti demokratike, posaçërisht ne gratë duhet ta respektojmë të drejtën e secilit të sillet të mendon, të beson në ata çka don ai si individ, tha Bujare Abazi.

Baby Boo