Bujar Osmani: Kryeministri shqiptar si ide më e fuqishme se vet matematika

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe njëri ndër figurat kryesore të Bashkimit Demokratik për Integrim Bujar Osmani në një emision televiziv ka folur në detaje për cështjen e kryeministrit shqiptar të cilin ai si ide e ka vlerësuar si më e fuqishme se vet matematika.
Për Osmanin I gjithë narativi kundër BDI-së në diskursin maqedon publik është se BDI po shan*tazhon, BDI po kërc*ënon.

Baby Shop Charli

“Kur ata thonë vetëm z. Zaev mund të jetë kryeministër, nuk është shan*tazhë. Kur VMRO thotë vetëm Hristijan Mickovski mund të jetë kryeministër, nuk është shantazhë dhe kur BDI thotë Naser Zyberi duhet të jetë kryeministër, kjo qenka shantazhë” ka deklaruar Osmani
Lidhur me atë se përse maqedonasit e thonë këtë Bujari ka një përgjigje që e shtjellon këtë cështje për shkak se maqedonët sipas tij nuk e bëjnë këtë me vetëdije por për shkak se ata janë mësuar dhe kjo është shprehi e krijuar që kryeministrin mund ta ketë ose VMRO ose LSDM.
“Ky është ai miti që ne duam ta rrënojmë. Kjo është ai stereotip që ne me konceptin e kryeministrit duam ta thejmë dhe ia kemi arritur qëllimit pavarësisht rezistencës” u shpreh Osmani.
Ai ka thënë se kemi tentuar të bëjmë një debat ndërmjet tre kandidatëve për kryeministër. As mediumet maqedone nuk pranonin , aq Organizatat civile, por vetëm një debat të tillë mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickovskit.
“Ata nuk mund ta thenin stereotipin në kohë se mundet një shqiptar të pretendon për pozitën e kryeministrit. Vetëm ideja e debatit ishte e dhimbshme. Unë mendoj që me idenë për kryeministër, me fushatën pozitive për kryeministër, jo nacionaliste sic pretentohej sepse do ishte e tillë nëse ne do thonim se duam kryeministër shqiptar por nuk do tregonim emër” ka deklaruar Osmani .

Restorant Lumare
Sigma Doors