Bujar Osmani do ta kryesojë OSBE-në – Ja nga cili muaj


Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka njoftuar se do të jetë kryetar i OSBE-së, nga 1 janari. Osmani, përmes një postimi në facebook, ka thënë se ndihet i privilegjuar që ta marrë këtë rol.

“A e dini se OSBE është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë me 57 shtete që përfaqësojnë 1.3 miliardë njerëz në tre kontinente? Duke filluar nga 1 janari, për 12 muajt e ardhshëm, Maqedonia e Veriut do të marrë kryesimin e kësaj organizate të jashtëzakonshme, dhe jam i privilegjuar të marr rolin e kryetarit të OSBE-së me qendër në Vjenë”, ka shkruar Osmani.

Baby Boo