Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Në 24 orët e fundit janë regjistruar 590 raste të reja me virusin krona, nga 1.593 testime të bëra, përcjell TV21. Janë regjistruar 583 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima, një 72-vjeçar nga Shkupi dhe një 82-vjeçar nga Ohrit, që të dy kanë ndërruar jetë me diagnozë Covid-19, në kushte spitalore.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me virusin korona në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 336.041, numri i të shëruarve është 323.051, numri i të vdekurve është 9.426 dhe numri i rasteve aktive është 3.564.

Baby Boo