Bugatti sjell “Panterën e Zezë”. Zbuloni çmimin e “çmendur” të “bishës” më të shtrenjtë në histori


Makinë me teknologjinë e jashtëzakonshme, estetikën dhe luksin ekstrem Prodhuesi francez i super makinave, “Bugatti” ka zbuluar makinën e re më të shtrenjtë në botë, i shitur një blerësi të paidentifikuar për të paktën 11 milionë dollarë. Çmimi i saktë nuk po zbulohet, por mendohet të ketë kaluar rekordin e mëparshëm të makinave të reja – rreth 8-9 milionë paund për një Swaptail Rolls-Royce. Me fuqinë e motorit makina u ndërtua për të festuar përvjetorin e 110 të Bugatit. Ferdinand Piech, nipi i themeluesit të “Porsche”, mendohet të jetë blerësi, shkruan BBC. Piech është ish-ekzekutiv i “Volkswagen”, i cili zotëron “Bugatin”. Gjatë qëndrimit të tij, ai pati një reputacion për mbështetjen e disa prej projekteve më të shtrenjta të zhvillimit të grupit.

Megjithatë, “Bugatti” thotë se blerësi ishte “një entuziast i markës”, që është një nga markat më të çmuara të industrisë motorike. Presidenti i “Bugatti”, Stephan Winkelmann tha se makina e zezë kombinonte teknologjinë e jashtëzakonshme, estetikën dhe luksin ekstrem.
Makina ka një trup fibër karboni të zi dhe një motor me 1500 kuaj fuqi. Shfaqja e makinave në Gjenevë dominohet nga super-makinat e reja elektrike, por gjashtë tubat e shkarkimit të “Bugatit” flasin për një treg shumë të ndryshëm për pushtet dhe zhurmë. Vetëm katër Bugatti u bënë në mes vitve 1936 dhe 1938, dhe stilisti Ralph Lauren është pronar i fundit i prodhimit nga Atlantiku.

Baby Boo